FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Neymar vendos një rekord unikal, lë pas emra të mëdhenj si Rivaldo dhe Kaka

Asnjë si Neymar. Të paktën në Brazil nëse shohim statistikat e Ligës së Kampionëve. Fitorja 2-1 e PSG ndaj Liverpool-it, ishte një hap i madh drejt kualifikimit.

Sulmuesi brazilian shënoi golin e dytë për ekipin e Tuchel, duke u bërë dhe braziliani me më shumë gola në historinë e këtij kompeticion. Neymar ka shënuar 31 gola në total deri më tani, 21 prej të cilëve me ekipin e Barcelonës nga sezoni 2013-2017.

Ai ka kaluar emra të mëdhenj në Brazil si Rivaldo, i cili ka shënuar me katër ekipe të ndryshme: Barcelona, Milan, Olympiacos, AEK. Pas Neymar qëndron edhe Kaka me 30 gola të shënuar me Milanin dhe Realin, ndërkohë që lista vijon me Mario Jardel dhe Giovane Elber. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?