FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nga Anglia, gati shkëmbimi Allegri-Pochettino

Mauricio Pochettino te Juventus, Massimiliano Allegri te Tottenham. Ky është skenari që raporton gazeta britanike “Daily Express” për sezonin e ardhshëm. Strategu argjentinas pas gjysmëfinales së kthimit ndaj Ajax-it, hapi mundësinë për një largim të mundshëm në fund të sezonit, diçka që mund të ndodhë pas finales së Madridit.

Trajneri toskan gjithmonë ka shfaqur dëshirën e madhe për të drejtuar një skuadër në Premier League, teksa “Spursat” do të shin një zgjedhje ideale për të për të rivalizuar skuadrat e tjera të mëdha.

Ditën e djeshme bardhezinjtë zyrtarizuan largimin e Allegrit, teksa një shkëmbim i tillë do të ishte një zgjedhje ideale për ekipin torinez që kërkon një trajner të njohur. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?