FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Nga burime të afërta, Broja ka thënë se nuk vjen më në Kombëtare sa të jetë Reja”

Gazetari i sportit, Pano Xhixho ka zbuluar në emisionin “Skaner”, se sipas informacioneve që ai ka, Armando Broja i ka thënë rrethit të ngushtë se nuk do të shkojë më në Kombëtare, për sa kohë të jetë trajner Edoardo Reja.

“Unë tani po ju zbuloj se çfarë ka thënë Armando Broja në rrethin e ngushtë. Ai ka thënë se për sa kohë që të jetë Reja si trajner, nuk do të vijë më në Kombëtare. Nuk është 100% e sigurt, por janë nga burime të afërta.

Madje ndaj Polonisë, Broja u nervozua dhe hodhi jelekun. Nuk ka marrëdhënie dashurie mes tyre. Ka kërkuar që gjithmonë të jetë titullar dhe Reja e spostonte vëmendjen. Broja është një lojtar shumë pak i shërbyer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po të shikosh golat e tij, janë aftësi individuale. Duket që ka një inat, që e nxjerr te ato goditje. Nuk i shërbejnë. Te Southampton janë gola skuadre. ”, deklaroi Pano Xhixho.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?