Nga Franca janë të bindur: Pogba në verë shkon te Real Madrid

Paul Pogba me shumë mundësi po luan sezonin e fundit te Manchester United. Mesfushori i “Djajve të Kuq” ia ka shprehur hapur vullnetin e tij edhe drejtuesve të klubit, teksa zgjedhja e tij duket se do të jetë Real Madrid.

Situata duket e qartë, madje edhe nëse United siguron pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm, Pogba tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij, të paktën siç raporton “Le Parisien”. Një tjetër faktor që e nxit largimin nga skuadra është edhe raporti me trajnerin Solskjaer, që thuhet se ka pësuar një krisje kohët e fundit.

Edhe norvegjezi riktheu mesfushorin francez të shkëlqente me 9 gola dhe 7 asiste në 19 ndeshje, raporti nuk është më si në fillim. Vetë mesfushori, pak javë më pare, lëshoi sinjale pozitive për një kalim të mundshëm te “Los Blancos” në përfundim të sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zidane pritet të japë një ndihmesë të madhe në realizimin e këtij operacioni, me trajnerin që së bashku me presidentin Florentino Perez janë duke u përgatitur që të ndërtojnë një Real “galaktik”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?