Nga Kedira te Vidal, ja yjet që mbeten pa kontratë në vitin 2019
Ka kaluar vetëm një javë nga mbyllja e merkato së dimrit, por një nga pjesët më të rëndësishme të futbollit, nuk do të ndalet në verë. Në këtë moment futbollistëve që u skadon kontrata në verën e vitit 2018, mund të fillojnë negociatat me klube të tjera dhe madje dhe mund të firmosin kontrata të reja. Gjithsesi zgjedhje e mirë është dhe transferimi i futbollistëve që mbeten pa kontratë në vitin 2019.
Në fund të këtij sezoni, ata mund të blihen për çmime të ulëta, ndërkohë që një zgjidhje e mirë do të ishte edhe firmosja e kontratave të majme, për t’i bërë më të lehta lëvizjet. Në Seria emrat më të bujshëm janë Kedira (Juventus), Florenzi (Roma), De Rosi (Roma), Alan (Napoli) dhe Perin (Xhenoa). Shanse për t’u shfrytëzuar veçanërisht në mesfushë, teksa mes tyre është dhe Montolivo.
Në premie League spikasin dy nga portierët më të mirë në botë:Kurtua (Çelsi) dhe De Gea (Mançester Junajtid). Gjithsesi në listën e emrave që mbeten pa kontratë në 2019 janë dhe emra të tjerë të njohur si: Marsial (Mançester Junajtid), Ramsei (Arsenal), Fabregas (Çelsi), Dalei Blind (Manchester United), Darmian (Mançester Junajtid), David Luiz (Çelsi), Pedro (Çelsi), Mousa Dembele (Totenhem). Të gjithë janë duke menduar për të rinovuar me skuadrat e tyre, edhe pse në disa raste kërkesat e tyre janë të vështira për t’u realizuar.

Në Bundesligë spikat me siguri Arturo Vidal i Bajernit, për të cilin kanë shfaqur interes disa nga skuadrat më të mëdha në Europë. Vëmendja nuk duhet humbur as për yje të tjerë si Marko Reus (Borussia Dortmund) dhe Bernat (Bajern Mynih). Në Spanjë Atletiko Madrid duhet t’i bëjë mirë llogaritë për Godin, Anxhel Korrea dhe Filipe Luis. Jo e thjeshtë situata edhe te PSG, që rrezikon të humbasë me parametra zero disa nga yjet e saj si: Rabiot, Di Maria, Areola, Pastore dhe Dani Alves. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

