Nga një deri në tre javë, ja çfarë parashikon rregullorja për dënimin e Ronaldos

Ndëshkimi absurd i Cristiano Ronaldos në minutën e 29-të të ndeshjes ndaj Valencias ka shkaktuar polemika të shumta. Një kuqe e drejtpërdrejtë, e cila shënon dëbimin e parë të yllit luzitan në Ligën e Kampionëve. Njeriu i Champions-it, pesë herë fitues i këtij trofeu, do të duhet të mungojë në sfidën e radhës kundër Young Boys.

Rregullorja e garës e UEFA-s duket se përfshin një javë pezullim për kartonin e kuq. Për më tej procedohet vetëm në rast të sjelljes serioze. Dëbimi i Cristiano Ronaldos nuk duhet të çojë në më shumë se një ndeshje skualifikim. Mosmarrëveshja me Murillo është shfaqur si “normale” nga të gjithë specialistët, madje nuk duhej dhënë asnjë masë disiplinore ndaj portugezit. Ish-lojtari i Real Madridit i ka prekur flokët kolumbianit, por gjithçka është shfaqur shumë pak.

UEFA merr për bazë raportin e delegatit të saj në ndeshje, si dhe të trupës së gjyqtarëve. Çdo gjë që raportojnë ata merret shumë seriozisht nga qeveria europiane e futbollit, e cila organizon Ligën e Kampionëve. Por, pas dëbimit me karton të kuq kundër Valencias, Cristiano Ronaldo shpërtheu në lot, në vend që ta hidhte veten mbi Felix Brych.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sigurisht, Cristiano Ronaldo nuk do të skualifikohet automatikisht për dy ndeshje. E kuqja e drejtpërdrejtë nuk çon në një pezullim më të madh se sa një ndeshje të vetme. Pastaj, do të jetë në dorën e UEFA-s për të gjykuar nëse përplasja me Murillo meriton apo jo edhe pezullimin për udhëtimin në Manchester, kundër “Djajve të Kuq”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?