FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nga Ronaldo te Fabregas, Gattuso flet për merkaton e Milanit

“Për Ronaldon, e dija edhe unë. Ishte mundësia dhe gjithçka që është thënë është e vërtetë. Por ka edhe gjëra thuhen gjysmë”. Kështu është shprehur Rino Gattuso në prag të ndeshjes së radhës në kampionat duke ju referuar tratativave për afrimin e portugezit te Milani.

“Fabregas? Është normale që më pëlqen, ashtu si Modric, Kante dhe emra të tjerë të mëdhenj, por këto pyetje janë për Leonardon dhe Maldinin. Unë flas me ta për këto gjëra vetëm nëse janë të realizueshme 80-90 për qind. Por qarkullojnë shumë emra, Fabregas më pëlqen, por nuk ka asgjë konkrete ndaj rrini të qetë”, deklaroi strategu i kuqezinjve duke referuar zërave të merkatos. /Koha Jone/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?