Nga Varane te De Ligt, Juve bën gati mini-revolucionin në merkato

Juventus mendon  për të ardhmen, për të përforcuar repartin e mbrojtës me yje të tjerë në repartin e mbrojtjes.  Largimi i Benatiasë, por edhe mosha për t’u marrë në konsideratë e Chiellinit dhe Barzaglit, ka detyruar klubin e Juventusit që të kthejë repartin e mbrojtjes në prioritet të merkatos së verës së ardhshme. Uruguaiani Caceres ishte një zgjedhje momentale, por në verë pritet të largohet nga bardhezinjtë, ndërsa në planet e Paraticit është rinovimi i kontratës me Ruganin, një mbrojtës që ofron garanci dhe ka moshën e duhur për t’u shërbyer gjatë torinezëve. Ish-mbrojtësi i Empolit pritet që të firmosë një kontratë të re, nga e cila do të përfitojë 3 milionë euro në sezon.

Gjithsesi prioritet i Agnellit është të afrojë një emër të rëndësishëm në këtë repart, që të mund të luajë në krah të Bonuccit, dhe alternativat janë Raphael Varane, De Ligt dhe Manolas. I pari duket se është “mërzitur” nga vitet e shumta në Madrid, por edhe situata në klub sezonin e fundit, ndaj ka kërkuar largimin dhe Juventusi ndërkohë “rri pas dere” për të pritur rastin e duhur për ofertën zyrtare. Bardhezinjtë janë gati për të ofruar 60 milionë euro për mbrojtësin e skuadrës së Realit, ndërkohë që klauzola e tij është 500 milionë euro.

Edhe holandezi i Ajaxit, De Ligt është një emër i ri, me shumë perspektivë, por në këtë rast konkurrenca e bardhezinjve është shumë e madhe, pasi janë disa klube të mëdha europiane, që janë gati të futen në ankandin për kartonin e tij. Emri më i mundshëm është ai i grekut të Romës, Kostas Manolas, i cili prej disa vitesh është shndërruar në lojtarin më të rëndësishëm të prapavijës verdhekuqe dhe në fund të sezonit mund të largohet nga kryeqyteti italian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ranieri e ka paralajmëruar se nëse Roma nuk kualifikohet në Champions, do të ketë largime të rëndësishme dhe greku duket se qëndron në krye të listës, me Juventusin që ka gati një ofertë prej 35 milionë eurosh, për ta marrë në Torino. Një tjetër emër që është në listën e përforcimeve prej kohësh është edhe mbrojtësi i Milanit, Romagnoli, i cili është rritur shumë në sezonin aktual, por vështirë se kuqezinjtë do të heqin dorë prej tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?