Ngec rinovimi i Dybala-s, Juventus e quan të ekzagjeruar kërkesën e La Joja-s

Juventus ende nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar me Paulo Dybala-n. Futbollisti argjentinas ka kërkuar 12 milionë euro në sezon, një shifër të cilin skuadra bardhezi nuk është gati që ta paguajë.

Kontrata e argjentinasit me Juventusin skadon në vitin 2022, pra në fund të këtij sezoni dhe klubi torinez rrezikon ta humbasë falas sezonin e ardhshëm.

Vullneti për të vazhduar së bashku, nuk mungon, madje Allegri e konsideron konfirmimin e La Joya një përparësi, por për momentin ka ende distancë midis ofertës dhe kërkesës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dybala synon të rrëmbejë një pagë prej 12 milion në sezon, por Juvja nuk shkon përtej 10 milionë euro ndaj dhe pritet që të ketë takime të tjera mes palëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?