Nike shtyn Nejmarin te Reali, ndërkohë që Al Kelaifi udhëton në Brazil

Pavarësisht se dëmtimi i rëndë, zërat e Nejmarit vijojnë të jenë të hapura 365 ditë të vitit. Dhe mes zërave të shumë është edhe Real Madrid. Nike është e gatshme të financojë transferimin e brazilianit në “Santiago Bernabeo”.

Ky është lajmi që publikon e përditshmja spanjolle AS, sipas të cilës gjiganti amerikan i artikujve sportivë, sponsor aktual i klubit mbretëror, njëherazi edhe i sulmuesit brazilian, është duke përgatitur martesën e bujshme, që do të sillte jo pak jehonë në ambientin futbollistik. Verën e shkuar braziliani Nejmar u transferua në “Parc des Princes”, tek francezët e PSG, duke hequr dorë nga fanella e Barcelonës për shifrën e 222 milionë eurove.

Nejmar nuk ndihet më komod në Paris dhe kërkon largimin, i gatshëm për t’u rikthyer edhe njëherë në Spanjë por këtë herë tek rivalët e përjetshëm të katalanëve, tek ‘Los blancos’. Aktualisht gjiganti Nike ka një kontratë me vlerën e 40 milionë eurove në vit me Realin, e vlefshme deri në 2020 dhe po sipas shkrimit të AS është i predispozuar të financojë një pjesë të vlerës prej gati 400 milionë eurosh, që do të bënte të mundur kalimin e yllit Nejmar në kryeqytetin spanjoll.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.instagram.com/p/BgPSCWujEOH/?utm_source=ig_embed

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?