Niko Kovac drejt shkarkimit, Guardiola kapet “mat” në zyrat e Bayernit

Rezultatet e dobëta në fillim të këtij sezoni, kanë bërë që posti i Niko Kovaç në krye të skuadrës së Bayernit të vendoset seriozisht në rrezik. Ditën e sotme janë shtuar edhe më shumë polemikat se diçka e tillë mund të ndodhë.

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pikasur në zyrat e Bayern Munich, duke bërë që mediat gjermane të lidhin gjithçka me rikthimin e tij. Pep përdori parkingun nëntokësor për t’u futur në mënyrë të “fshehtë” në zyra, por gazetari i njohur gjerman, Torben Hoffmann ka arritur të sigurojë një foto të tij.

Polemikat vazhdojnë, ndërsa ende nuk është bërë e ditur nga klubi bavarez arsyeja e vizitës së trajnerit spanjoll.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?