FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Niko Kovac nuk bind te Bayerni, drejtuesit mendojnë për Zidane

Niko Kovac vijon të mbetet në dyshim për të ardhmen në krye të ekipit të Bayernit të Mynihut. Sipas medias spanjolle “Ok Diario”, pas humbjes me rezultatin 3-2 në transfertë kundër Borussia Dortmund-it, gjasat janë të mëdha që trajneri i ardhur në verë të largohet.

Bavarezët janë 7 pikë larg kryesuesve të Bundesliga-s dhe rivalëve të Borussia-s dhe kanë nisur të mendojnë për trajnerin e ri. I pari në listë është Zinedine Zidane. Francezi aktualisht është duke bërë një pushim, pas eksperiencës së mrekullueshme që pati te Real Madridi ku fitoi trofe me rëndësi. Oferta atij i është bërë nga gjermanët.

Zidane ka një marrëdhënie mjaft të mirë me drejtuesit e klubit gjerman dhe nëse Kovac vazhdon me rezultate negative, atëherë Bayern mund të ketë një trajner të ri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?