Nis vendosja e stolave në stadiumin e Kukësit, Rama publikon pamjet (VIDEO)

Skuadra e Kukësit shumë shpejt do të ketë shtëpinë e vetë ku do të luajë ndeshjet.  Në stadiumin “Zeqir Ymeri, i cili i është nënshtruar një rikonstruktimi total, ka nisur vendosja e stolave.

Kryeministri Rama ka publikuar pamje nga stadiumi ku shkruan: “Vijon puna në stadiumin e ri të Kukësit, që do të ofrojë kushte maksimale për ekipin e qytetit sipas standardeve të UEFA dhe hapësira dinjitoze për tifozët e futbollit”.

Safet Gjici, kryetari i bashkisë dhe presidenti i nderit te skuadra e Kukësit, është shprehur pak ditë më parë se stadiumi do të jetë gati në muajin tetor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?