Nishani: Panucci bilbilos me fjalor të papranueshëm para shqiptarëve (VIDEO)

Trajneri i kombëtares, Christian Panucci ka padisut në gjykatë ish-Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, për prishje të imazhit dhe fyerje, duke kërkuar prej tij 100 mijë euro dëmshpërblim moral. Çështja ka përfunduar tashmë në gjykatë dhe pritet të shihet se çfarë do të vendoset në fund të gjykimit. I pyetur për këtë çështje, Nishani ka folur për “Intv”, duke mos i kursyer sërish kritikat ndaj tij.

“Unë e ndjek kombëtaren. Shikoni, zotëria që ka një përgjegjësi, padyshim është trajneri. Por përgjegjësia ka edhe hierarki dhe shpërndahet. Unë nuk kam një polemikë fare me këtë zotërinë. Kam shprehur në një moment të caktuar, për shkak të disa rrethanave të caktuara, një opinion timin, në rrjetin tim personal social me miqtë e mi. Zotëria është ndier i ofenduar, i është drejtuar gjykatës.

Unë do të ndjek procesin gjyqësor, sepse respektoj shtetin. Kam një merak, që nuk mund ta pranoj dhe përtyp. Personi në fjalë është njeriu më i papërshtatshëm për të na dhënë leksione edukate. Në një intervistë, menjëherë pas ndeshjes me Kosovën, që kishte edhe një reagim masiv pakënaqësie, ai ka përdorur një fjalë përpara kamerave, përpara familjeve shqiptare; ka përdorur një fjalor rrugaçërie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai nuk është i pranueshëm në kodin shqiptar, por as në çdo kod të një shoqërie etike. Ky person, që bilbilos me këtë fjalor të papranueshëm, tenton të na japë edhe leksione edukate dhe qytetarie. Ky për mua është i papranueshëm, pjesa tjetër e çështjes do të shqyrtohet nga gjykata. Unë mendoj që nuk është faji i tij. Mendoj se “lepuri fle tjetër kund”, por ferra ku fle lepuri duhet kosituar. Ajo mbetet për t’u parë në ditët që vijnë”, deklaroi Nishani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?