FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një ditë pas sulmit me thikë, Gjoka i pranishëm në stërvitjen e Vllaznisë

Vllaznia ka vijuar normalisht stërvitjen paraditen e sotme, duke kryer seancën e radhës. Ajo po zhvillohet në fushën stërvitore “Reshit Rusi”.

I pranishëm është edhe trajneri Ernest Gjoka i cili pavarësisht incidentit te djeshëm, vazhdon të jetë në krye të skuadrës. Gjendja psikologjike e trajnerit ka lënë shumë për të dëshiruar. Ai ka qenë i shoqëruar nga anëtari i Bordit te Vllaznisë, Beniamin Nako, i cili ka qenë gjithnjë pranë tij që nga pasditja e së enjtes.

Ndërkohë, të pranishëm në ambientet e fushës “Reshit Rusi” kanë qenë të pranishëm edhe punonjësit e policisë, të cilët janë angazhuar për të ruajtur fizikisht trajnerin e Vllaznisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?