Një gol me dorë ndal City-in e Guardiolës në Premier League (VIDEO)
Wolves i ka shkaktuar ndalesën e parë City-t në kampionat. Kampionët e Anglisë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e luajtur në transfertë. Fraksioni i parë dhuroi pak emocione, ku spikat një goditje e bukur e Sterling nga distanca në minutën e 22-të, por portieri Rui Patricio bën një pritje spektakolare. Edhe Sergio Aguero ju afrua në një moment golit, por fati ishte me vendasit, pasi goditja e tij u ndal në shtyllë dhe shkoi jashtë.
Pjesa e dytë nisi me surprizë, pasi Wolves gjeti golin e avantazhit me Willy Boly , i cili devijoi topin me dorë në rrjetë, por gjyqtari Martin Atkinson nuk pa asgjë. Reagimi i City-it erdhi në minutën e 69-të, me Laporte, i cili shënoi me kokë, pas një krosimi të bukur të Gundogan. Në minutën e fundit shtesë, Aguero ishte pa fat, duke gjetur traversën me një goditje dënimi.
City pas këtij barazimi ngjitet në kuotën e 7 pikëve, teksa mund të parakalohet nga Chelsea ose Liverpool, nëse këta të fundit fitojnë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

