Një hap larg historisë, Partizani luan sot në Kazakistan për Conference League
Partizani luan sot përballe Astanës në ndeshjen e parë të PlayOff në Conference League. Demat e Kuq në fakt do të kenë mungesa. Mbrojtësi i majtë David Atanstofski ka plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të jetë në shërbim të skuadrës ndërsa Kristjan Mba është i dëmtuar.
Ndërkaq situata mbetet e njëjtë me Viktor Da Silva që edhe këtë herë trajneri Zoran Zekic ka preferuar ta lerë jashtë skuadrës. Në konferencën për shtyp, në prag të sfidës, ai u shpreh se djemtë janë të motivuar maksimalisht për të bërë një paraqitje dinjitoze.
“Astana ka eksperiencë të gjerë në Europë. Më duhet edhe të përmend tapetin e veçantë që ka në stadiumin e Astanës, nuk jemi mësuar të luajmë aty. Ne nuk kemi shumë eksperiencë në kompeticionet europiane, por ka me të vërtetë shumë motivim. Jemi përgatitur shumë dhe unë shpresoj që skuadra të bëjë mire”, tha Zekiç.
Astana-Partizani do të luhet sot në orën 16:00 në stadiumin “Astana Arena” në Kazakistan.
KOHA JONË SONDAZH

