FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një talent mund të largohet nga Milan

Milani ka ndjerë zërin e fortë të menaxherit të portierit të talentuar Donnaruma. Forma e shkëlqyer e të riut, garancia e plotë që përcjellë në portën kuqezi në një moshë fare të re, ka bërë që kërkesat nga klubet e mëdha europiane të jenë të shumta.

Kështu, menaxheri i njohur Mino Raiola ka zbuluar se Gianluigi Donnarumma mund të largohet nga “San Siro” pasi shumë klube janë të interesuara për të marrë shërbimet e 17-vjeçarit.

“E ardhmja e Donnarumma? Unë nuk përjashtoj asgjë. Nuk parashikoj mundësinë që të bëhem President i Republikës, dhe jo më të përjashtohet mundësia që ai mund të shkojë diku tjetër. Nuk dua të mbaj sekrete, se edhe Manchester City se Chelsea janë futur në garë për Donnarumma. Më herët interesim për shërbimet e portierit të talentuar italian kanë shfaqur Real Madrid dhe Juventusi,” u shpreh Raiola për ‘Corriere della Sera’.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?