Një tjetër futbollist braktis grumbullimin e kombëtares, rrezikon edhe një tjetër
Nuk kanë fund lajmet e këqija nga grumbullimi i kombëtares për trajnerin Christian Panucci. Ermir Lenjani nuk zhvilloi as seancën e dytë stërvitore në përgatitjet për ndeshjen me Skocinë, këtë mëngjes Lenjani ishte prezent vetëm në minutat e para por jo në fushë me skuadrën duke u larguar teksa në hapat e tij është e lehtë të konstatosh se edhe ecja nuk është e lirshme, normale. Bëhet fjalë për një largim përfundimtar me Lenjanin që lë grumbullimin dhe nuk do të jetë i disponueshëm për dy ndeshjet e radhës.
Një çështje me shumë rëndësi është dhe ajo e Eros Grezdës. Në seancën e parë u pa me këmbën në akull ndërsa këtë mëngjes sulmuesi 23-vjeçar i nisi përgatitjet me rreth 10 minuta vonesë pas një diskutimi prej disa minutash me fizioterapistin e kombëtares Ylli Mihali, program specifik për Grezdën që do të thotë se do të tentohet rikuperimi i tij për ndeshjen me Skocinë, një lojtar i rëndësishëm për këtë ndeshje jo vetëm për rolin, dhe formën pasi vjen pas një dy-golëshi me Rangers, por dhe njohuritë që ka grumbulluar në Gllasgoë për futbollin skocez me të cilin përballemi të shtunën e 17 nëntorit.
Stërvitje e diferencuar ndërkohë për Migjen Bashën, që gjithsesi është i pezulluar për ndeshjen me Skocinë dhe në këtë rast nuk bëhet fjalë për lëndim por ndoshta për mbingarkesë duke qenë se mesfushori luajti të hënën në mbrëmje me Arisin e Selanikut.
KOHA JONË SONDAZH

