Një yll i ri po “lind” në Itali

Në Seria A, golashënuesi nuk është Ronaldo, Dybala apo Immobile por një futbollist që në fillim të sezonit ishte anonim.

Krzysztof Piatek ka shpërthyer në Itali këtë sezon me skuadrën e Genoas, ku në 5 ndeshje ka arritur të realizojë 6 gola.

Piatek është polak dhe ndoshta në Itali pak e njihnin para se t’i bashkohej Genoas, por ai ishte një goleador edhe në Poloni, ku në 36 ndeshje sezonin e fundit me Cracovia shënoi 21 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë na mbetet të presim sesi do të paraqitet polaku në vazhdim të kampionatit, nëse do ta ruajë këtë ritëm edhe në vazhdim, duke i surprizuar të gjithë, e më shumë Ronaldon që erdhi me bujë te Juventusi por deri tani ka realizuar 3 gola.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?