Njihuni me ekipin më të dobët këtë sezon në Europë

Jemi thuajse në fundin e sezonit, teksa kampionatet i drejtohen konkluzioneve përfundimtar, vetëm në Gjermani dhe Angli janë për t’u zgjidhur dilemat e fundit. Disa ekipet janë të pakënaqur nga sezoni i tyre, teksa tifozët e ekipit Karabukspor janë më të mërziturit.

Ekipi i provincës së Anadollit, mban vendin e fundit në Seria B turke, me një bilanc aspak për t’u krenuar. 3 barazime, 28 humbje në 31 ndeshje. 9 gola të shënuar dhe 99 të pësuar. Si për ta çuar edhe më “gropë” ekipin turk ka menduar Federata duke e dënuar me 3 pikë, duke e lënë Karabuksporin në kuotën e 0 pikëve.

Kjo është renditja aktuale:

Swiss Digital Desktop Reklama

Sezonin e kaluar zbriti një kategori, pasi mori vetëm 12 pikë në 34 ndeshje, duke ju gëzuar 3 fitoreve dhe 3 barazimeve, 20 gola të shënuar dhe 86 të pësuar. Fitorja e fundit e këtij klubi i përket datës 3 shkurt 2018. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

Fotografia e Kardemir Karabükspor

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?