Njihuni me ekipin që fitoi 105 pikë, por dolën të dytët në kampionat

Të dielën e kaluar, Manchester City fitoi një kampionatet më të bukura në historinë e Premier League, pas një rivaliteti të çmendur me Liverpoolin deri në ndeshjen e fundit. “The Reds” në fakt gjatë këtij sezoni arritën që të grumbullonin 97 pikë, por sërish nuk u mjaftuan për t’u shpallur kampion.

Nëse shohim historinë e Premier League, vetëm dy skuadra kanë arritur që të marrin më shumë pikë se Liverpooli i këtij sezoni, City i këtij sezoni, dhe sërish ekipi i Guardiolës, në sezonin e kaluar me 100 pikë. Besojeni ose jo, por ka një ekip që ka humbur kampionatin, edhe pse ka grumbulluar 105 pikë.

Për të gjetur këtë ekip shumë të pafat duhet të shkojmë në “Isthmian League-Division One South”, në sezonin 2016/17, teksa Dorking Wanderers arritën të dytët edhe pse grumbulluan 105 pikë, sa edhe vendi i parë, por me një golaverazh më të dobët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky kampionat i përket ligës së tetë në futbollin anglez, por me një nivel futbolli shumë ndryshe nga kampionatet e tjera. Më fat në atë sezon për t’u ngjitur një kategori më lart ishte Tooting & Mitcham United, pas plotë 46 ndeshjeve të luajtura, teksa për të arritur kuotën 100 pikë, sigurisht është më e thjeshtë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?