Njihuni me talentin e ri të Barcelonës, është i vogël për të drejtuar makinë
Pedri Gonzáles kaloi një natë të paharrueshme. Ai bëri debutimin ndërkombëtar me Barcelonën, regjistroi minutat e para në Champions dhe shënoi gol në fitoren 5-1 kundër Ferencváros.
20 tetori 2020 do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e lojtarit të trajnuar në UD Las Palmas. Mbrëmë, kundër Ferencváros, ai debutoi në Ligën e Kampionëve dhe iu deshën vetëm 19 minuta për të shënuar golin e tij të pare në këtë kompeticion madhor.
Pas ndeshjes, futbollisti u kap nga kamerat e televizioneve teksa po largohej nga “Camp Nou” brenda një taksie. Diçka e zakonshme për lojtarin e ri, pasi nuk është ende aq i rritur sa të marrë lejen e drejtimit (patentë).
Pedro do të duhet të presë deri më 25 nëntor për të qenë në moshë madhore, pasi do të mbushë 18 vjeç në atë date dhe mund të marrë patentën.
KOHA JONË SONDAZH

