Njihuni me të gjithë numrat rekord të Bufon në karrierën e tij briltante
Xhanluixhi Bufon bëri debutimin e tij në Serie A më 19 nëntor 1995, në moshën 17 vjeç 295 ditë, në ndeshjen Parma-Milan 0-0 duke mbajtur portën e paprekur në sfidën e parë.
Që nga debutimi deri më sot (17/05/2018) kanë kaluar 22 vjet dhe 180 ditë, gjatë të cilave Bufon ka luajtur 639 ndeshje në Serie A: ai është i dyti pas Paolo Maldinit (647) për ndeshje në elitën e futbollit italian.
REKORDET
o Buffon ka fituar kampionatin e Serie A nëntë herë, më shumë se çdo lojtar tjetër.
o Ai është portieri me shumë ndeshje në Serie A, 639.
o Ai ka rekordin e pathyeshmërisë për një portier në Serie A, duke mos pësuar gol për 974 minuta radhazi.
o Mban rekordin e Ligës së Kampionëve për një lojtar italian (117 ndeshje).
o Buffon (117) është portieri i dytë për numrin e ndeshjeve të luajtura në historinë e Ligës së Kampionëve, pas vetëm Iker Kasijas (167).
o Në vitin 2017/18 Bufon ka tejkaluar 10000 minuta në Ligën e Kampionëve: vetëm katër lojtarë kanë luajtur më shumë në këtë kompeticion..
o Bufon së bashku me Barzalin, Kielinin, Lishtajner dhe Markizion, një nga pesë lojtarët që ishin të pranishëm gjithmonë në 7 kampionatet e fituara radhazi nga Juventusi.
o Në 117 raste Xhanluixhi Bufon nuk ka pësuar asnjë gol në 7 kampionatet e fundit, të paktën 24 më shumë se çdo portier tjetër në Seria A
Karriera në Kombëtare
o Xhanluixhi Bufon është lojtari me më shumë ndeshje për Kombëtaren e tij në mesin e 5 kampionateve evropian me 176 ndeshje
o Ai gjithashtu mburret me rekordin e paraqitjeve si kapiten i ekipit kombëtar italian (80 ndeshje). Si dhe portieri dhe futbollisti italian me më shumë paraqitje në fazën finalen të evropianëve, 17 ndeshje
o Bufon ka debutuar me kombëtaren m 29 tetor 1997, në moshën 19 vjeç e 274 ditë.
o Nga viti 1998 deri më sot Xhanluxhi Bufon është portieri me më shumë ndeshje në Kupën e Botës (48).
o Kur debutoi në ekipin kombëtar, 39 lojtarë me të paktën një ndeshje në Seria A, ende nuk kishin lindur. /Rozalb Lika- Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

