Nuk do e besoni sa vlen Jordania, kundërshtari që ndeshen sot kuqezinjtë
Kombëtarja shqiptare do përballet sonte në orën 20:00 me Jordaninë, një test miqësor ky para ndeshjes me Izraelin e vlefshme për Ligën e Kombeve,
Gjithsesi, ajo që vlen të përmendet, është se jordania është një ekip shumë poshtë kuqezinjve sa i përket vlerës së futbollistëve.
Në një listë prej 35 lojtarësh që ka përmbledhur “transfermarkt”, kjo kombëtare kushton… 4,85 milionë euro, aq sa kushton Etrit Berisha te Shqipëria.
Pa llogaritur këtu Strakoshën apo Hysajn që vlejnë disa herë më tepër.
Kjo do të thotë se vlera e kartonëve të futbollistëve të Shqipërisë kushton rreth 13 herë më shumë se ajo e rivalëve që do të kenë përballë në fushë.
Lojtari më i shtrenjtë është mesfushori ofensiv Al Bakhit që kushton 450 mijë euro.
Kur është planifikuar kjo miqësore, dikush në FSHF i ka bërë llogaritë keq pasi do matin forcat me një rival “qesharak”.
KOHA JONË SONDAZH

