Nuk do ta besoni se cili lojtar ka shënuar më tepër tripleta në vitin 2017

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane, ka lënë prapa Lionel Messin përsa i përket tripletave të shënuara në vitin 2017. Tregolëshi kundër Burnleyt të shtunën ishte i shtati për Kane në vitin 2017, i cili ka lënë prapa Pierre-Emerick Aubameyang me (3) e Mauro Icardin e Interit gjithashtu me 3.

Nëse dikur Messi e Ronaldo ishin të pandalshëm, tani ata gjenden prapa disa të tjerëve.

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo e po ashtu edhe Robert Lewandowski, ndajnë vendin e katërt me nga 2 tripleta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket golave në përgjithësi, Messi është i pari me 54 finalizime në vitin 2017. Argjentinasi ndiqet nga Ronaldo, Cavani, Lewandowski dhe Kane me nga 53, ky i fundit ka edhe një ndeshje për të tentuar ta barazojë dhe ndoshta edhe ta kalojë Leon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?