Nuk donte që të largohej nga Barcelona, Messi “hakmerret” ndaj Neymar
Neymar në verë u transferua te Paris SG për një shumë rekord prej 222 mln eurosh, por pas la një klub që e afirmoi në futbollin botëror dhe një yll si Lionel Messi. Ishte argjentinasi ai që i premtoi brazilianit se do ta ndihmonte të fitonte “Topin e Artë” vetëm e vetëm të mos largohej nga Barcelona. Pavarësisht këtij fakti 25-vjeçari zgjodhi të transferohej në Paris.
Messi duket se ka marrë masat ndaj këtij veprimi. Argjentinasi ka hequr nga muret e restorantit nën pronësinë e tij fanellën e Neymar. Restoranti quhet “Bellavista del Jardin del Norte”, ndërsa fanella mbante edhe autografin e vet brazilianit.

Lajmi ka marrë dhenë nëpër rrjetet sociale, pas fotografisë së shpërndarë nga Ivan Raupp, gazetar i “GloboEsporte”, ku duket qartësisht se vendi ku ndodhej fanella e sulmuesit të Parisit tashmë është bosh.
Nuk dihet nëse Messi ka ndërmend ta “zëvendësojë” bluzen e Neymarit me dikë tjetër, apo nëse “MSN”-ja e famshme tashmë do të mbetet vetëm “MS”, kur dihet se te Barça vijojnë të qëndrojnë vetëm Messi dhe Luis Suarez.

KOHA JONË SONDAZH

