FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nuk është De Biasi, ja kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Kosovës

Emri më i mundshëm për të pasuar Bernard Challandes në pankinën e kombëtares së Kosovës, është 54-vjeçari slloven Primozh Gliha, i cili prej muajsh ka qenë pranë përfaqësueses dardane dhe madje flitet edhe për një akord paraprak për një kontratë dy vjeçare

Gliha ka drejtuar skuadra si Olimpija Ljubjana, Mura, Koper, etj., ndërsa në periudhën 2015-2020 ka qenë në krye të pankinës së Sllovenisë U21. Italiani Valter Zenga ndërkohë ka shprehur gatishmërinë të marrë drejtimin e Kosovës dhe bëhet fjalë për një alternativë që drejtuesit dardanë po e shqyrtojnë me kujdes.

Dy emra të tjerë me shumë emër që kanë dalë në orët e fundit janë Feliks Magat dhe Roberto Karlos, por opsione shumë më të vështira për t’u realizuar. De Biasi për momentin shihet si zgjedhje e vështirë, pasi për momentin është në krye të Azerbajxhanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?