FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nuk fituan titullin, tifozët e Napolit marrin një vendim befasues për sfidën e fundit

Napoli nuk arriti që të fitonte titullin kampion këtë sezon, pavarësisht se për një pjesë të mirë të sezonit ka rivalizuar Juventusin. Pavarësisht dështimit, tifozët e të kaltërve duan të përshëndesin ekipin më mënyrën më të mirë të mundshme.

Ndeshja e fundit e sezonit në Serinë A për Napolin do të jetë ajo kundër Krotones në “San Paolo”. Klubi napolitan lajmëroi sot, se që në ditën e parë të daljes së biletave në treg, janë shitur plot 28 mijë bileta.

Ndeshja do të luhet të dielën në orën 18:00 dhe stadiumi do jetë në kapacitetin e tij maksimal për të respektuar lojtarët për sezonin fantastik. Një gjest për t’u përshëndetur, pasi ndodh rrallë që të shohësh në Itali një veprim të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?