“Nuk kisha para, flija në WC tek stacioni i trenit”, historia rrënqethëse e lojtarit të Championsit

Skuadra e Qarabag luan sonte ndeshjen e parafundit në Champions League. Klubi nga Azerbajxhani edhe pse ndodhet në vendin e fundit në tabelën e grupit C, ka gjasa minimale të kualifikohet për në rrethin tjetër të Ligës së Kampionëve, por në anën tjetër ka gjasa të mëdha të kualifikohet në Europa Ligë nëse përfundon e treta.

Futbollisti i Qarabag, Dino Ndlovu ka treguar një histori interesante para ndeshjes me kampionin e Premier Ligës, Chelsea.

27-vjeçari thotë se kishte kushte të vështira para se të bëhej futbollist. Madje ai ka rrëfyer historinë se si ka fjetur në banjë te stacioni i trenit për shumë kohë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë shkova në Johanesburg për disa ditë, por pa para të mbetura. Unë shkova aty se pse nuk kisha ku për të fjetur. Rrija tek stacioni i tretnit dhe flija në banjë për tre ditë. Ishte e vlefshme për shkak se kam marrë një kontratë për të luajtur në Akademinë e Yjeve të Platinumit”, ka thënë Ndlovu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Futbollisti nga Afrika e Jugut u transferua në Qarabag në vitin 2016 nga skuadra e Anothosis Famagusta. Ai deri sot ka bërë afro 40 paraqitje dhe ka shënuar 14 gola.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?