“Nuk më preku”, ky ishte episodi që ndëshkoi mbrëmë Lazion (VIDEO)

Një ngjarja e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në duelin mes Spal dhe Lazios. Vendasit fituan 1-0, me gol të shënuar nga sulmuesi Andrea Petagna me 11-metërsh në fundin e takimit, ndërkohë që mënyra si u fitua penalltia shkaktoi shumë polemika.

Cionek i Spalit u rrëzua në zonë pas një kontakti me Patric dhe u çua menjëherë, duke i bërë me shenjë arbitrit të mos e ndëshkonte me karton të verdhë për simulim: “Jo, nuk më preku askush, por thjesht humba ekuilibrin”.

Arbitri nuk e përfilli dhe i dha karton të verdhë, por ndërkohë arbitrat   teknologjisë VAR i kërkuan ta rishihte aksionin, duke dhënë penallti më pas.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?