Nuk merr fund makthi për Neymar, dëmtohet sërish te Brazili

Lojtari i Al-Hilal, Neymar ende nuk e ka bërë debutimin e tij në tokën arabe dhe duket se ky debutim duhet të presë akoma.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave braziliane, braziliani është dëmtuar sërish, kësaj radhe teksa ishte i grumbulluar me Kombëtaren e e Brazilit, në kuadër të përballjeve kualifikuese për Botërorin 2026, ndaj Bolivisë dhe Perusë, më 9 dhe 13 shtator.

Pas një përplasjeje, braziliani u rrëzua në tokë në krahun e djathtë, të cilin e dëmtoi dhe ndërpreu menjëherë stërvitjen, ndërsa u fashua menjëherë nga stafi mjekësor, por situata e tij nuk dihet nëse do të luajë në ditët në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?