Nuk mjaftojnë penalltitë e Neymar, Lorient përmbysje spektakolare ndaj PSG-së (VIDEO)

Lorient ka shkaktuar një surprizë të madhe këtë fundjavë duke fituar me përmbysje 3-1 ndaj PSG.

Kampionët e Francës pësuan dy gola në 10 minutat e fundit që i zbritën nga vendi i parë në vendin e 3-të. Abergel shënoi në minutën e 35-të golin e epërsisë për skuadrën e Lorient por Neymar me dy penallti në minutat 45 dhe 58-të përmbysi shifrat në favor të kryeqytetasve.

Atëherë kur PSG po shkonte drejt fitores së radhës, Lorient realizoi dy herë në minutat 80 dhe 91-të me Wissa dhe Moffi duke i dhënë suksesin skuadrës vendase dhe duke shtangur ekipin e Pochettinos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?