Nuk përmbahet tekniku italian, i kthehet gazetares: Ik pi*dhu!

Maurizio Sarri nuk e ka përmbajtur dot veten në fund të takimit të zhvilluar në “San Siro” me Interin, ndeshje që u mbyll në barazim pa gola, duke mos i shërbyer asnjë prej ekipeve.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, një gazetare i drejtoi një pyetje korrekte, të saktë dhe legjitime. “E teproj nëse them se këtë mbrëmje çështja e titullit është kompromentuar?”, pyeti gazetarja sportive.

Por përgjigjja që i erdhi nga trajneri i Napolit shkoi përtej normave etike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Je grua, je bukuroshe, e për këto dy motive nuk do të të thosha ik pi*dhu”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një reagim aspak i hijshëm i një trajneri futbolli, pavarësisht çdo lloj arsyeje, vepër për të cilën edhe vet Sarri kuptoi se kishte kaluar limitet dhe u kthye të kërkonte falje.

Orët e vona të mbrëmjes së djeshme, kur konferenca kishte marrë fund, Sarri, i shoqëruar edhe nga përgjegjësi i shtypit në ekipin e Napolit, Nicola Lombardo, ka kërkuar ndjesë për gazetaren. Vonë, por më mirë vonë sesa kurrë!

“Një përgjigje seksiste dhe e papranueshme”. Me këtë fjali ka nisur qëndrimi i mbajtur nga Unioni i Gazetarëve të Campanias, pas deklaratave të Sarrit.

“Me telekamerat e fikura – shton presidenti Lucarelli, – Sarri kërkoi falje, por mbetet ende në fuqi përgjigjja e tij që shënon jo vetëm një gjuhë vulgare të trajnerit, por edhe përçmimin ndaj shtypit dhe ndaj femrave. Solidaritet të plotë me kolegen tonë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?