Nuk po ambientohet te Lazio, Muriqi mendon për rikthimin në Turqi

Aventura e Vedat Muriqit te Lazio nuk po shkon aspak mirë, pasi sulmuesi i Kosovës ka mbetur shpesh në pankinë dhe ka arritur të shënojë vetëm dy gola në 42 ndeshje.

As vetë futbollisti i Kosovës nuk duket i kënaqur me ecurinë e eksperiencës së tij te bardhekaltrit, ndaj  dhe sipas mediave turke , po shtyn për një rikthim në janar te Fenerbahce, klub ku shkëlqeu para se të transferohej në Serinë A.

Fenerbahce e kërkoi sulmuesin edhe këtë verë, por Sarri vendosi t’i japë një shans, të cilin deri tani Muriqi nuk po e shfrytëzon dot dhe do të kërkojë transferimin në Turqi, për të luajtur rregullisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?