Nuk po kalojnë një formë të mirë, plas “sherri” mes Pogba e Mourinho

Barazimi i Manchester United ndaj Wolves nuk ka kaluar pa “dëme”.

Pas këtij dështimi janë ndezur polemikat midis Paul Pogba dhe Mourinho.

Pas deklaratave të Mourinhos se kishin marrë vetëm një pikë ndaj Wolves për shkak të mesfushës, duke lënë të nënkuptohet Pogba, ka reaguar edhe ky i fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfushori francez i cili humbi topin në golin e kundërshtarëve ka shmangur përgjegjësitë, duke i adresuar drejt sulmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tha: Ishim në shtëpi dhe duhej të luanim më mirë, veçanërisht duhej të luanim në sulm. Kjo është e vetmja gjë që duhet të bëjmë kur luajmë në Old Trafford, të sulmojmë vazhdimisht. Në këtë mënyrë do të bënim më të lumtur tifozët dhe do të kishim më shumë mundësi për të fituar, siç kemi bërë vitin e kaluar kundër Tottenham, Arsenal, Chelsea e Liverpool.”

Përpos këtyre deklaratave, Kampioni i Botës me Francën, nuk i kurseu ngacmimet ndaj trajnerit Mourinho.

Kur u pyet se pse skuadra nuk luajti ashtu siç mendonte ai, 25-vjeçari foli indirekt për trajnerin.

Paul u shpreh:

Nuk mund të flas për këtë, nuk jam trajneri, por duhet të kemi më shumë alternativa. Tani duhet të ndërrojmë marsh, në shtëpi marrim shumë pak pikë dhe vendet e para janë shumë larg.”

Manchester United aktualisht ndodhet në vendin e shtatë me 10 pikë në 6 ndeshje të luajtura.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?