FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nuk pranoi të hiqte hixhabin, xhudistja përjashtohet nga Lojërat Aziatike

Thuhet se rregullat janë vendosur për tu thyer, por një gjë e tillë nuk ndodh me Federatën Ndërkombëtare të Xhudos (IJF) e cila nuk ka lejuar xhudisten indoneziane, Miftahul Jannah të marrë pjesë në Lojërat aziatike pasi atletja nuk pranoi të hiqte hixhabin (shaminë e kokës që përdorin muslimanët).

21 vjeçarja e cila konkuronte në peshën deri në 52 kilogram e priti mjaft keq vendimin, ndërsa la parketin në lot, duke shkaktuar mjaft zhurmë në opinionin publik, pasi vendimi u konsiderua diskriminues nga shumë tifozë.

Presidenti i Komitetit Kombëtar Paralimpik Indonesian (NPC), Senny Marbun, fajësoi neglizhencën për polemikat, duke shtuar se trajneri i ekipit nuk ishte në dijeni të rregullave sepse anglishtja e tij ishte e dobët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në emër të NPC, kërkoj falje për këtë. Kjo është me të vërtetë e turpshme dhe unë shpresoj se nuk do të ndodhë përsëri në të ardhmen “, tha Senny gjatë një konference shtypi të hënën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Incidenti, i cili u mbulua gjerësisht nga mediat indoneziane, tërhoqi vëmendjen e Dhomës së Përfaqësuesve të vendit (DPR), anëtarët e të cilëve shpërblyen Miftahul me një udhëtim të Umreve në Mekë.

“Unë e vlerësoj sinqerisht dhe dëshiroj t’ju falënderoj këdo që më shpërbleu me një biletë për në Umrah. Unë jam me të vërtetë e gëzuar. Personalisht ndihet sikur kam fituar një medalje ari”, tha atletja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?