Nuk preferohet nga Guardiola, Sane përfundon në radarët e gjigantit Europian

Largimet e Arjen Robben dhe Franck Ribery kanë krijuar një boshllëk të madh te Bayern Munich.

Dhe për të gjetur pasuesit e sulmuesve anësor, kampionët e sapo shpallur të Bundesligës kanë shfaqur interes për yllin e Manchester Cityt. Siç shkruan “Kicker”, Leroy Sane shihet si zëvendësuesi ideal i tyre dhe bavarezët kanë nisur të përpilojnë ofertën.

Minutat e pakta te “Qytetarët” mund ta shtyjnë gjermanin që të pranojë ofertën e Bayern. 23 vjeçari nuk ka qënë një pjesë thelbësore në këtë sezon, duke humbur vendin e titullarit. Gjithsesi, kartoni i tij është shumë i shtrenjtë për Bayern, që duhet të paguajnë rreth 70 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?