Nuk u grumbullua nga Gjermania në Botëror, Vagner: Nuk vij më kurrë në Kombëtare!

Sulmuesi i Bayernit të Mynihut, Sandro Vagner nuk do jetë pjesë e kombëtares gjermane në Botërorin e Rusisë pasi nuk u ftua nga trajneri Lëv. 30-vjeçari ka folur për herë të parë për këtë çështje, duke dhënë njëkohësisht edhe lajmin shokues për të gjithë tifozët e tij. Ai ka deklaruar se nuk do grumbullohet më asnjëherë me kombëtaren dhe se e ka mbyllur përfundimisht.

“Do të tërhiqem menjëherë nga Kombëtarja. Është e qartë se mënyra ime e të qenurit, i hapur, i ndershëm, i drejtpërdrejte, do të thotë që nuk përshtatem me ekipin kombëtar.

Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk jam i zhgënjyer. Kupa e Botës do të ishte e mrekullueshme, por të paktën fëmijët e mi janë shumë të lumtur që mund të kaloj shumë kohë me ta gjatë verës”, u shpreh sulmuesi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri Lëv ndërkohë është justifikuar me faktin e ai zgjodhi Gomez dhe Petersen, nuk ishte një vendim kundër Sandro Vagner.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?