Nuk u grumbullua nga Panucci, Seferi ka një mesazh “zemre” për kombëtaren

Taulant Seferi nuk u grumbullua nga Christian Panucci, por krejt ndryshe nga Lenjani, ai ka publikuar një mesazh për djemtë kuqezi duke ju uruar fat për duelin e mbrëmjes së sotme.

“Në momente të vështira, mbështetja dhe përkrahja duhet të jetë më e madhe dhe pa kushte. Sot, Kombëtarja jonë dhe e të gjithë shqiptarëve ka nevojën më të madhe për ne. Shqipëria, Kosova, Ilirida dhe Diaspora sot më shumë se kurrë duhet të frymojë kuqezi. Sot nuk jam fizikisht me Kombëtaren dhe nuk mund të ndihmoj Kombëtaren, por shpirtërisht sot jam në fushë, te çdo futbollist dhe në tribunë te çdo tifoz. Forca Shqipëri! Fito për ne, fito për të gjithë.

Fito se je më e mira! Shpresoj dhe i lutem Zotit, që në ndeshjet e radhës të jem në fushë, duke derdhur djersë e gjak për fanellën dhe flamurin më të bukur në botë”, ka shkruar Seferi në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?