FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Numërohen keq votat e Komitetit Ekzekutiv, fitues del Gjidoda dhe jo Edmond Spahiu

Pas raundit të dytë të votimit për 4 anëtarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv, fitues u shpallën Bardhyl Minxhozi, Edvin Libohova, Enkeleid Alibeaj dhe Edmond Spahiu, por më pas pati një problem.

Kandidati Kristian Gjidodaj ka kërkuar rinumërin të votave, duke pretenduar se kishte më shumë vota se Edmond Spahiu. Nga komisioni mund të jetë bërë një gabim, pasi ishin dy kandidatë me mbiemrin Spahiu dhe votat mund të jenë ngatërruar.

Vetë kandidati Gjidodaj ka thënë se është bërë rinumërimi dhe fitues ka dalë ai, me 17 vota, ndërsa Edmond Spahiu rezultonte me 14 vota. Kështu, nga komisioni i numërimit është sqaruar dje se të hënën do të bëhet një procesverbal, që do të zyrtarizojë Gjidodën si anëtar të ri të Komitetit Ekzekutiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?