FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Numrat e frikshëm të Sheznit, portieri rezervë i Juves nuk pëson “kurrë” gol

Voiçek Shezni është më shumë se një portier i dytë dhe këtë gjë e tregoi në derbin e Torinos në fundjavën e kaluar, duke e mbyllur ndeshjen pa pësuar gol. Mjafton të shohim numrat e portierit polak, për të shuar të gjitha dyshimet se ai do të jetë padyshim portieri titullar në të ardhmen te bardhezinjtë.

Ai ka pësuar një gol në 11 ndeshjet në të cilat është aktivizuar titullar në Seria A. Asnjë në Seria A nuk ka numrat e tij, pasi në kampionat, Shezni pëson gol çdo 195 minuta. Duke i shtuar detajet, në 13 ndeshjet me 1170 minuta në total, ai është detyruar që ta nxjerrë 6 herë topin nga rrjeta. Në dy muajt e fundi, ai ka shfrytëzuar dëmtimin e Bufon, për të bërë paraqitje fantastike.

I vetmi gol i pësuar nga Shezni gjatë kësaj periudhë ka qenë nga një ish-juventin si Kaseres. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?