Nurmagomedov: Babai do më shkatërrojë kur të shkoj në shtëpi, ja çfarë më tha Putin në telefon
Pas fitores së super duelit ndaj Conor Mcgregor, rusi Khabib Nurmagomedov ka rrëfyer se ka marrë një telefonatë edhe nga presidenti Vladimir Putin.
Khabib tregoi keqardhje për masakrën që ndodhi pas duelit, duke kërkuar falje për Komisionin Atletik të Nevadës dhe Las Vegas: “Para së gjithash dua të them që më vjen keq komisionin atletik dhe Las Vegas, kjo nuk ishte gjëja më e mirë që kam bërë, por unë jam një qenie njerëzore”.
Më pas ai shpjegoi edhe se përse erdhi ky reagim nga ana e tij në fundin e ndeshjes.
“Ai foli për fenë time, vendë, babanë, përse njerëzit flasin për mua jashtë ringut. Babai më ka mësuar që t’i respektoj njerëzit. Conor gati sa nuk vrau dy njerëz në autobus. Ky është një sport që kërkon respekt. Jo plehra që flasin për sport. Babai do më shkatërrojë kur të shkoj në shtëpi. Putin më ka telefonuar, më tha që është shumë krenar për mua dhe për fitoren që arrita”, deklaroi Nurmagomedov në konferencën pas duelit. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

