FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ofendoi në mënyrë raciste kundërshtarin, portieri dënohet me 11 ndeshje

Disa ditë pas historisë Matuidi, i cili u ofendua me kore raciste nga disa tifozë të skuadrës së Kaljarit, një tjetër histori ka tronditur botën e futbollit. Episodi i ri, megjithatë, nuk vjen nga një stadium i Serie A, por nga një fushë e një ekipi të kategorisë së parë në krahinën e Imperias. Gjatë një ndeshje mes vendasve dhe Kuiliano Vallega, portieri i Kamporoso, Diego Celea, ka kryer disa sulme raciste ndaj një kundërshtari.

Duke qenë i pakënaqur për përjashtimin e tij nga fusha nga ana e arbitrit, ai ka filluar që ta ofendojë edhe atë. Pas raportit të dërguar nga gjyqtari i ndeshjes, Komiteti Rajonal Ligurian i Ligës Amatore Kombëtare e ka dënuar me 11 ndeshje portierin.

Në fakt ai ia ka hedhur mirë, pasi ka rrezikuar që të dënohe me 20 ndeshje. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?