FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ofendoi arbitrin nga nëna, Federata Spanjolle dënon rëndë Diego Costën

Federata Spanjolle ka dhënë një dënim shembullor për sulmuesin e Atletico Madrid, Diego Costa, i cili është përjashtuar për 8 ndeshje nga kompeticionet vendase. Në ndeshjen Barcelona-Atletico Madrid, sulmuesi spanjoll ofendoi gjyqtarin Gil Manzano nga e ëma.

Komisioni Disiplinor, pasi dëgjoi edhe një herë versionin e arbitrit vendosi për dënimin e gjatë, duke mos besuar versionin e sulmuesit. Kështu ai u dënua me 4 ndeshje për ofdenimin e gjyqtarit dhe 4 ndeshje të tjera pasi e kishte prekur me duar.

Praktikisht, sezoni i lojtarit është mbyllur, pasi duhen edhe 7 javë deri në fund të kampionatit spanjoll, ndërsa madrilenët janë eliminuar edhe nga Kupa e Mbretit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?