Ofertë e pazakontë për Hagin, gjithmonë titullar dhe i pazëvendësueshëm

Një ofertë e pabesueshme ka ndodhur në tregun e transferimeve në Rumani. Sipas informacioneve të “ProSport”, Steaua e Bukureshtit është në kërkim të sulmuesit të Viitorul Constanţa, Ianis Hagi. Deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë, por e çuditshmja fillon te kushtet e blerjes.

Me një të kaluar te Fiorentina, ku zhvilloi vetëm dy ndeshje, futbollisti i lindur në vitit 1998, kërkon të nënshkruajë një kontratë të pazakontë me Steuan e Bukureshtit, në të cilën do të ketë një klauzolë ku shkruhet se lojtari gjithmonë duhet të jetë titullar dhe nuk mund të zëvendësohet asnjëherë, pavarësisht nga niveli i performancës së tij.

Sipas ProSport, i gatshëm për të nënshkruar këtë klauzolë historike është presidenti i njohur Gigi Becali, i cili gjithashtu tha se do të ofronte 3 milionë euro për Hagi për ta bindur atë të nënshkruajë për klubin, përveç 20% të shumës në të cilën do të shitet sulmuesi pas një sezoni në Bukuresht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pritje të këtij transferimi, të dyja klubet do të sfidojnë njëra-tjetrën këtë fundjavë, në duelin e vlefshëm për kampionatin rumun, për të gjetur një marrëveshje mes tyre. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?