FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Olimpico” i Romës hapet për finalen e Evropianit, do të lejohen 16 mijë tifozë

Një ekran gjigant brenda një stadiumi olimpik, i hapur për 16 mijë njerëz, për të marrë pjesë në finalen e “Euro 2020”, të cilën Italia do të luajë në “Wembley” të dielën e 11 korrikut, kundër njërit mes Anglisë dhe Danimarkës. Ky është propozimi i paraqitur nga Virginia Raggi gjatë prezantimit të “Acea Run Rome The Marathon”.

“Unë jam në kontakt me prefektin sepse po vlerësojmë nëse do të hapim stadiumin Olimpik, gjithmonë brenda kufijve të lejuar, me 20% të kapacitetit për publik. Kjo, në funksion të tifozëve italianë, për të parë finalen e “Euro 2020”. Nëse kushtet janë të përshtatshme, romakët do të kenë mundësinë ta shikojnë ndeshjen e Italisë në stadium”, tha kryetarja e Bashkisë së Romës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?