Olsi Rama: Starova është besnik i ideve të veta, ja pse larguam “Bobin” dhe zgjodhëm Dalipin

olsi-rama-470x261

I ftuar në emisionin Rubrika Sportive në Rtsh, drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, flet për situatën e të kuqve.

Sukses e dështim te Partizani…

Sukses do quaja arritjen e Europës. Deri tani, nuk ka qenë sezon i mirë. Sukses, duke shtuar edhe lojën e mirë të ekipit, por edhe rikthimin e tifozëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Soue është ofruar tek Partizani, por drejtuesit italianë e refuzuan..

Swiss Digital Mobile Reklama

Menaxheri i tij e ka sjellë tek Partizani, dhe ishte momenti i zgjedhjes mes Çanit e Soues. Pavarësisht dëmtimit, unë jam i mendimit që Çani është më lart nga vlerat se Soue. Iuliani kishte probleme me Soue, sepse lojtari kishte dhimbje kur stërvitjen në fusha me bar artificial. Gjithsesi, ai është sulmues i fortë. Duke parë këtë situatë, një si Soue do na bënte punë. Me Ekubanin ai është një lojtar i ndryshëm, dhe nuk ka shumë krahasim. Për mua, Ekuban është më i mirë se Soue.

Lajmet për Skënderbeun…

Asnjë ndjesi të mirë, nuk është rasti të gëzohemi me një dënim të mundshëm të Skënderbeut. Për sa i përket problemit të Jashanicës, duhet të jetë një administrim i gabuar i medikamenteve. Nuk do doja që dopingu të ishte problem në futbollin shqiptar.

Gjykimi…

Për gjykimin, them se duhet të ketë një linjë. Kemi edhe standarte të ndryshme të dhënies së dënimeve edhe nga vetë Komisioni i Disiplinës.

Pse u largua Starova tani?

Starova u rikthye tek Partizani për të dhënë stabilitiet në një moment të vështirë, duke qenë se e njihte ekipin. Ndeshja me Teutën, ishte 2 hapa mbrapa në krahasim me atë që ne kërkojmë. Menduam që ekipi kishte nevojë për një frymë tjetër. Menduam t’i japim shansin Dalipit, të ndryshojë mënyrën e lojës, sistemin e stërvitjes etj.

Nuk e bënte këtë Starova?

Starova është një trajner që ka filluar profesionin e tij që në fund të viteve 90’. Është besnik i ideve të veta. Në këtë moment të kampionatit, ne donim diçka tjetër./PanoramaSport

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?