Owen: Ardhja e Messit ka dobësuar PSG-në, s’janë favorit në Champions!
Pas humbjes së parë në Chamopions League të PSG, me trinomin Messi-Neymasr dhe Mbappe. Kritikat nuk kanë munguar nga specialist të ndryshëm, teksa mes tyre është edhe ish-sulmuesi Michael Owen. Sipas tij skuadra parisiene nuk duhet konsideruar favorite në Champions dhe se ardhja e Messit e ka dobësuar.
“Ata janë lojtarë fenomenalë, por të tre së bashku janë më të dobët dhe nuk e kuptoj pse PSG konsiderohet ekip favorit për të fituar Championsin. Mendoj se skuadrat angleze janë shumë, shumë më superiore, në fakt.
Nënshkrimet me lojtarë si Donnarumma dhe Sergio Ramos i shtojnë më shumë shanse për ta fituar këtë trofe se afrimi i Messit. Mendoj se marrja e Messit e bën PSG-në më të dobët edhe nga fakti që argjentinasi nuk lidhet kollaj me Mbappe-në dhe Neymarin’, deklaroi Owen në intervistën e dhënë për BT Sport. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

