Paguhet 13 milionë euro në vit, njihuni me futbollistin më modest
Pjesa më e madhe e futbollistëve janë të rrethuar gjatë gjithë kohës nga luksi, teksa preferojnë të bëjnë shpenzime të shumta, por kjo gjë nuk vlen për Edison Kavanin.
Sulmuesi i PSG-së nuk është futbollist i zakonshëm, këtë gjë e ka dëshmuar edhe gjatë një vizite në vendlindjen e tij, Salto, ku është shfaqur si çdo uruguaian tjetër.
Kavani është parë i veshur si çdo banorë tjetër i Saltos dhe duke e përdorur transportin publik rrugës për në Montevideo, për t’iu bashkuar shokëve në ekipin kombëtar.

Edhe pse 31 vjeçari paguhet plot 13 milionë euro në vit, paraja për të nuk është gjithçka, teksa ai dhe familja e tij, kane hequr dorë nga luksi duke jetuar njësoj si banorët e tjerë të Uruguait.
KOHA JONË SONDAZH

